“Koncert mbi urë”, ishte aktiviteti artistiko-kulturor që përsëriti edhe një herë thirrjen për ndërhyrjen në Urën e Zogut, Monument Kulture të Kategorisë së Parë, që është dëmtuar ndër vite si pasojë e gërryerjes së inerteve.
Princi Leka Zogu i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se kjo urë ka një rëndësi të veçantë ndaj kërkoi që kjo vepër të mbetet simbol i Trashëgimisë Kulturore e Historike.
Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi dhe studiues në fushën e historisë, kërkuan që kjo urë të mos lihet në harresë nga qeveria.
Aktivisti dhe organizatori i këtij aktiviteti Elton Laska, tha se ura është drejt shembjes totale, ndaj duhet vëmendje e shtuar.
Listimi i këtij monumenti si një ndër shtatë saitet evropiane në rrezik nga “Europa Nostra” vjen në sajë të angazhimit komunitar të aktivistëve te “Sebastia” dhe banorëve të Kurbinit.
Klan News