Pavel Andreev, një pianist nga Shën Pjetërburg, mbajti një shfaqje të pazakontë për të tërhequr vëmëndjen ndaj problemit të ndotjes globale. Vendi i sallës së koncerteve tradicionale u zëvendësua me një vend të grumbullimit të mbeturinave në rajonin verior Leningrad të Rusisë.

Ai është pjesë e projektit sensibilizues “Breath of the Planet” për problemet e ambientit. Andreev kaloi gjashtë orë në vendin e rrethuar nga mbeturinat, duke duruar kështu edhe erën e rëndë.

Pianisti, në një intervistë për Reuters, tha se shpreson të rrisë vetëdijen për përdorimin e mbeturinave si një burim që mund të shndërrohet në energji të pastër ose materiale të tjera të riciklueshme.

Prek kohësh kryeqyteti i Rusisë vuan nga problemet e ndotjes nga mbeturinat. Shpeshherë banorët kanë dalë në protestë në mbrojtje të mjedisit.

Klan Plus