“Grand Gala”, koncerti tradicional i Vitit të Ri i organizuar nga Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bashkia  e Tiranës, u shfaq dje në skenën e këtij teatri. Ky spektakël i madh u transmetua drejtpërsëdrejti nga televizioni kombëtar  Klan.

Ai pati si personazhe kryesor artistët më të spikatur të tij ndërkohë që orkestra simfonike u drejtua nga dirigjenti i mirënjohur austriak Klaudio Bushlere.

I ftuar në këtë mbrëmje gala ishte tenori italian Alebrto Jelmoni ndërkohë që krahas tij interpretuan solistët e operës dhe të baletit Marina Leka, Romina Baçi etj.

Një ekran i madh i vendosur në skenë transmetoi gjatë koncertit pamje nga tirana e ndryshuar gjatë dy viteve të fundit si dhe videoklipe që sollën urimin e Bashkisë së Tiranës për banorët e kryeqytetit me rastin e vitit të ti 2003.

Mbrëmja festive nisi me perla nga repertori operistik botëror dhe vazhdoi me fragmentin koreografik Flokët e Borës, shkëputur nga baleti “Arrëthyesi” i Çajkovskit  në interpretimin e Enada Hoxhës dhe Gerti Vasos.

Orkestra ka interpretuar pjesë të njohura nga Shtraus të cilat janë shoqëruar në skenë nga balerinët Erion Baze, Jorida Unuzi, Erion Kruja dhe Manjola Hasani.

Ndërsa sopranoja Romina Baçe këndoi nga opereta lakuriqi i natës Johan Shtraus kupletin e Adelës zoti im markez për të vijuar më pas me pjesën marshi egjiptian Johan Shtraus që u interpretua nga orkestra.

Mariana Leka këndoi pjesë nga opera Romeo dhe Zhuljeta dhe Valsi i Zhuljetës e më pas orkestra interpretoi pjesën shkreptima dhe bubullima të Shtraus, valsi i shtrausit “Danubi Blu” u interpretua nga trupa e baletit dhe nga solistët e Teatrit të Operas dhe Baletit Ezdalin Gorani dhe Ajlisa Gjoni.

Tenori italian Alberto Jelmoni, i cili rikthehet përsëri në skenën e Teatrir të Operas dhe Baletit, pas debutimit të sukseshëm me operan “La traviata” dhe “La bohem”, debutoi në këtë gala “Ariet e jotja është zemra” shkëputur nga opereta “Paese del sorriso”, “Vieni” të Luigi Denza dhe “Mattinata” të Leoncavallo.

Me pas u interpretua “Lakuriqi i natës” dhe “Marshi i Raveckit” nga Shtraus i cili shënoi edhe fundin e koncertit më të madh të zhvilluar gjatë vitit që po mbyllet në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit./tvklan.al