Ilir Doçi, i cili ka një koncesionar automjetesh të përdorura në Gjermani, ka pohuar se ai ka bërë dokumentacionin doganor për makinat ku u gjetën 3.4 milionë Euro. Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ilir Doçi tha se automjetet, kryesisht Toyota, ishin blerë në Belgjikë dhe kishin hyrë në Gjermani. Pikërisht në këtë shtet u bë dokumentacioni doganor nga ana e Ilir Doçi, servisi i të cilit ka tagrin për të bërë dokumente të tilla.

“Kam një servis makinash për tregun gjerman që prej vitit 2007. Makinat që janë nisur drejt Shqipërisë nuk janë blerë në servisin tim. Kam kryer të gjithë procedurën doganore për 8 makinat. Të gjithë makinat që ishin të ngarkuara kanë ardhur nga Belgjika. Këtë informacion e keni të saktë dhe mbaj përgjegjësi. Kam të drejtën të bëj dhe deklaratën doganore të gjithë makinave. Kontrata e shitblerjes është bërë në Gjermani te pika e makinave të mia. Ata erdhën me makinat nga Belgjika. Të gjithë makinat janë grumbullura në një pikë në Belgjikë, por ka ardhur i ngarkuar me makina nga Belgjika tek servisi ku punoj dhe bëj gjithë dokumentacionin

“, tha Ilir Doçi.

Koncesionari shqiptar në Gjermani pohoi gjithashtu se me dy kushërinjtë Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit e makinave, nuk ka njohje dhe as ka komunikuar ndonjëherë. Ilir Doçi shtoi gjithashtu se automjetet që ishin blerë në Belgjikë, ishin në gjendje të mjerueshme.

/tvklan.al