Disa nga koncesionet në shëndetësi janë duke tejkaluar planifikimet që ka bërë qeveria në kontratat koncesionare për shërbimet që po ofrojnë në spitale, duke vënë në vështirësi Ministrinë e Financave. Koncesioni i seteve kirurgjikale e ka tejkaluar fondin që në muajin shtator.