Partia Demokratike e quan koncesionin e hidrokarbureve si shkelje të rregullave të përbashkëta për zgjedhjet. Lidhur me këtë, PD i kërkon KQZ-së të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor.

Letra e PD për KQZ-në

Në kërkesën e partisë më të madhe opozitare për KQZ citohet një rregulli që sipas saj është shkelur nga qeveria.

4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, citohet në letrën e PD drejtuar institucionit që drejtohet nga Celibashi.  

Procedurat e koncesionit të ri pritet që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë Euro për 10 vjet./tvklan.al