Konfederata e sindikatave në mbledhjen e sotme përkrahu para gazetarëve, kërkesat e punonjësve të fabrikës së birrës drejtuar qeverisë. Kryetari i konfederatës i kërkoi qeverisë të përcaktojë minimumin jetik dhe nivelin e pagave si dhe pensioneve në kushtet e uljes së fuqisë blerëse. Sindikalistët ngritën zërin kundër papunësisë dhe punës në të zezë. Konfederata gjithashtu u shpreh kundër privatizimit total të sektorëve strategjik të ekonomisë, duke kërkuar ruajtjen e paketës kontrolluese nga ana e shtetit dhe përfshirjen e punëtorëve si aksionerë në ndërmarrjet që privatizohen dhe gjithashtu u shprehën pro Kushtetutës në 22 Nëntor.

Pamje Sindikata konference shtypi, Kastriot Muço./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame