Demokratët janë mbledhur në shesh ku kanë zhvilluar mitingun e tyre ku si shkak i këtij mitingu ishin 50 ditët e vdekjes së Azem Hajdari. Protesta konsistonte në hedhjen e parullave kundër qeverisë dhe hartimit të Kushtetutës. Ndaj kryeministrit Majko ata kërkonin gjetjen e vrasjes së Azem Hajdarit ose ai të japë dorëheqjen. Sipas një përfaqësuesi të Lidhjes kundra Diktaturës, kjo është qeveria Nano e maskuar pas Qeverisë Majko. Në emër të Hajdarit e mori fjalën Jozefina Topalli ku u shpreh se kjo lidhje është e vendosur të ndjekë rrugën e rezistencës dhe protestat e tyre do të vazhdojnë deri në gjentjen e vrasësit. Pas protestës Partia Demokratike do të vazhdonte në konferencë  ku falenderimi kryesor do të shkonte për të pranishmit dhe ndjeshmërinë që kanë treguar për çështjen” Hajdari”.

Pamje nga mitingu i PD në shesh, Jozefina Topalli, Genc Pollo, Ridvan Bode etj./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti