Konferenca e biznesmeneve në  Tiranë ka mbledhur anëtarët e Komunitetit të Biznesit ku biznesmenët shprehen se ndihen të braktisur nga shteti. Presidenti i Unionit Vehbi Velia thotë se situata në vend është e tensionuar, ku shumë investime mbeten të bllokuara, investitorë të huaj janë larguar dhe të tjerë nuk guxojnë të vijnë. Velia tha se janë investimet e drejtpërdrejta private ato që do të gjallërojnë aktivititetin prodhues ndaj qeveria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për rolin e rëndësishëm që luajnë investimet private dhe duhet t’i ndihmojnë ato. Në konferencë merrte pjesë dhe kryeministri Majko ku premtoi se do këtë një kujdes më të madh nga qeveria për biznesin.

Pamje nga konferenca e biznesmenëve. Presidenti Vehbi Velia, Marsel Skendo, ambasadori i OSBE-së Dan Everts, kryeministri Pandeli Majko./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj