Rindërtimi dhe konferenca e donatorëve në qendër të takimit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ku është takuar me Princin e Kurorës, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Në faqen e tij të Facebook, kreu i qeverisë shkruan se në qendër të  takimit me princin e kurorës është çështja e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Në këtë vizitë në Abu Dabi, Kryeministri Rama shoqërohet nga dy ministrat, atë për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe të Financave, Anila Denaj.

Tv Klan