Nën masa të rrepta të sigurisë është zhvilluar Konferenca e Donatorëve. Në konferencë morën pjesë morën pjesë kryetari i OSBE-së dhe kryeministri Polak Geremek, Presidenti i BE Shysel, Ministri i Jashtëm Italian Dini dhe të tjerë përfaqësues të organizmave ndërkombëtare. Në fjalën e hapjes Ministri i Jashtëm Milo theksoi se Shqiptarët janë të lodhur me tranzicionin e gjatë e të vështirë dhe mungesën e dialogut politik. Çdokush në Shqipëri vijoi Milo ka një rol për të luajtur dhe një përgjegjësi për të marrë që të ofrojë kontributin e tij në zhvillimin e vendit. Ai vlerësoi ndihmën e Komunitetit Ndërkombetar për Shqipërinë dhe iniciativën e grupit të miqve të Shqipërisë. Rreth çështjes së Kosovës, Milo theksoi se duhet të jepet një zgjidhje imediate. Majko tha se qeveria Shqiptare angazhohet në vendosjen e rendit, reformën administrative dhe luftën kundër korrupsionit. Ai u bëri thirrje klasës politike shqiptare që të lihen pas konfliktet dhe urrejtjet për të shikuar të ardhmen me shpresë dhe besim.

Pamje nga konferenca e Donatorëve Tiranë. Pamje kryeministri Pandeli Majko, Ministri i Jashtëm Paskal Milo, Ilir Meta, Maqo Lakrori./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame