Konferenca e Kryetarëve ka hedhur poshtë nismat ligjore të opozitës, atë për një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore. Opozita ka propozuar një shtesë në ligjin për dekriminalizimin, që parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit, kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit, që ka në shënjestë deputetin Armando Prenga.

Ndërkaq të martën demokratët I’u drejtuan me një shkresë kryetarit të kuvendit, ku I kërkojnë miratimin  në seancën e sotme edhe të akteve nënligjore, që  mundësojnë vënien menjëherë në veprim të ligjit për dekriminalizimin.

Më herët përmes kryetarit Basha opozita paralajmëroi se mos pranimi I kërkesave të tyre  do të cojë në bllokimin e seancës plenare.

Frika e ndonjë skenari të ngjashëm me atë të Kosovës e ka detyruar gardën të ushtrojë një kontroll të imtësishëm ndaj deputetëve të opozitës. Burime pranë saj pohojnë se gjatë kontrollit I janë gjetur vezë disa deputetëve të djathtë.

Në seancën e sotme parlamenti pritet të shprehet me votë për dekretet e Presidentit Nishani për shkakrimin e Ministrave Cani dhe Ahmetaj, si dhe ai për emerimin e këtij të fundit tek Ministria e Financave dhe Milva Ekonomit tek Ekonomia.

Tv Klan