Bardhi: E papranueshme, mazhoranca nuk po respekton të drejtat e opozitës

Mazhoranca ka rrëzuar në Konferencën e Kryetarëve dy kërkesat e grupit parlamentar të PD për ngritjen e komisioneve hetimore për daljen e të dhënave nga sistemi TIMS si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Pasi mazhoranca refuzoi të jepte dritën jeshile për hetimet parlamentar për këto dy çështje, kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi e cilësoi vendimin e socialistëve si të papranueshme pasi cënon të drejtën e opozitës.

Është një akt tërësisht anti-kushtetues sepse e drejta e hetimit parlamentar kur e kërkon opozita është detyrim për Kuvendin e Shqipërisë. Kam ngritur shqetësimin se kjo vendimmarrje e sotme për dhunimin e të drejtave dhe hapsirës së opozitës në parlament është në vijimësi gjatë këtyre dy viteve.”

Bardhi tregoi dhe arsyet pse sipas tij mazhoranca refuzon ngritjen e komisioneve hetimore.

“Edi Rama dhe mazhoranca nuk ka asnjë interes që të verifikohet ndërhyrja e paligjshme apo vjedhja e të dhënave të sistemit TIMS sepse do të zbulohej fshehja apo fshirja e të dhënave mbi udhëtime të qeveritarëve apo të familjarëve të Edi Ramës dhe ministrave me eksponent të krimit të organizuar.”

Grupi Parlamentar i PD, përveç komisionit hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe Shëndetësi, ka paralajmëruar se do të kërkojë dhe një komision hetimor të tretë që lidhet me vendimet për tendera që janë marë nga zyrtarë të lartë edhe pse kanë qenë në konflikt interesi.

Klan News