Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një nga sëmundjet më të përhapura të shekullit, ajo e zemrës ka mbledhur sot kokat e kardiologjisë. Specialistët më të mirë të kësaj fushe kanë diskutuar sot në Konferencën e tyre të dytë Kombëtare, shkaqet e rritjes të të sëmurve nga zemra. Ata theksuan se kjo sëmundje vërehet më shumë tek mosha e tretë.

Artan Goda kryetar i shoqatës së kardiologjisë lidhur me problemet që u diskutuan në këtë konferencë tha.

Artan Goda:- “U mendua që fokusi i kësaj konference të ishte mosha e tretë për disa arsye. Së pari se sëmundjet e zemrës, ose sëmundjet kardiovaskulare prekin kryesisht këto mosha dhe nga ana tjetër u mendua që të fokusohet në këtë drejtim për arsye se kjo shtresë e popullatës në Shqipëri ndihet akoma pak e margjinalizuar, për arsye të ndryshme financiare dhe sociale. Për fat të keq studimet e hollësishme epidemiologjike akoma mungojnë në vendin tonë. Shoqata e Gerantologjisë, ka bërë studimet e para epidemiologjike nëpërmjet të sëmurëve të shtruar në spital dhe QSUT dhe ka parë se edhe në vendin tonë sin ë të gjitha vendet e tjera numri I të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare ne këtë moshë është mjaft i lartë, vdekshmëria është në vendin e parë nga këto sëmundje. Nga ana tjetër shifrat tregojnë që në popullatën tonë jetëgjatësia është e barabartë me jetëgjatësinë e vendeve më të zhvilluara”./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj