Sejko: Inflacioni në Shqipëri, më i ulëti në rajon

Ndikimi i krizave të njëpasnjëshme, lufta në Ukrainë, efektet e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimet klimatike në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore qe në në fokus të konferencës për integrimin ekonomik evropian 2022, të zhvilluar në Vjenë të Austrisë, ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Guvernatori Sejko u ndal në çështjen e inflacionit në Shqipëri si dhe arsyet pse ky tregues është relativisht më i ulët në krahasim me vendet e rajonit, që shënoi nivelin 8.3% në muajin Tetor.

Për kreun e bankës qëndrore ky nivel është një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon, ndërkohë që pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka një normë mesatare inflacioni prej gati 16%.

Gjithashtu, Guvernatori Sejko vuri në dukje edhe faktin se projeksionet flasin për një ekonomi në rritje dhe një stabilitet të pacënuar.

Tv Klan