Mediu: Duhet qëndrim i unifikuar nga institucionet në Prishtinë

Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial qenë në fokus të një konference të organizuar nga Qendra e Sigurisë për Europën Juglindore e drejtuar nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në bashkëpunim me David Philips, drejtues i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Columbia University.

Zoti Philips theksoi se SHBA duhet të ketë një vëmendje të madhe në Kosovë dhe Ballkan, dhe të ndikojë në një zgjidhje të drejtë, duke njohur dhe vlerësuar arritjet dhe interesat amerikane gjatë administratës Clinton dhe Bush dhe kjo duhet bërë në harmoni me BE.

Ndërsa sipas Mediut, institucionet në Kosovë duhet të jenë të unifikuar në qëndrimin e tyre politik dhe institucional, për zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës theksoi se dialogu me Serbinë u shndërrua në marrëdhënie dhe marrëveshje sekrete të liderëve të Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufijve duke hapur kështu kutinë e Pandorës dhe kërcënuar stabilitetin rajonal. Ajo theksoi nevojën e reciprocitetit dhe ndëshkimit të krimeve të Serbisë në Kosovë, e cila për fatin e keq është lënë në harresë.

Pjesë e takimit ishte edhe ish-kryeministri Haradinaj, i cili theksoi se vendosja e tarifës ishte një hap i rëndësishëm, i cili frenoi ndarjen e Kosovës.

Tv Klan