KONFINDUSTRIA

Konfederata e Industrive i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme per permiresimin e gjendjes financiare në kushtet  kur vihet re  një rënie të vazhdueshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Sipas saj gjendja e renduar te ardhurave buxhetore pervec arsyeve objective që lidhen me pasojat e krizes globale, kanë të bëjnë më së shumti  me vendimarrje politike te brendshme te gabuara dhe jo profesionale, si dhe me problematika te drejtperdrejta nga institucionet ekzekutive dhe menaxheriale pergjegjese te financave dhe fiskut.

Konfederata e Industrive thotë se renia me 7% e te ardhurave buxhetore per 6 mujorin e pare te 2015, rritja nen parashikimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto per vitin 2014, kapja e kufirit te siperm te rrezikut te borxhit publik prej pothuaj 74% edhe pse në ekonomi janë hedhur me shume se 500 milione $ kredi dhe borxhe te reja si dhe niveli i ulet i terheqjes se investimeve te huaja, flasin qarte per domosdoshmerine e marrjes se masave per permiresimin e gjendjes ne financat publike.

Konfindustria vlereson, se tejkalimi i gjysmes se pare te mandatit qeverises shenon dhe kufirin e fundit kohor per te shpresuar se vendimet mund te prodhojne ndryshime te prekshme per buxhetin, ekonomine dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.  Shqetësimin për rimëkëmbjen e ngadaltë ekonomike të Shqipërisë e ka shprehur së fundmi edhe Drejtor Ekzekutiv në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore Patrizio Pagano.

Në një interevistë për Zërin e Amerikës duke iu referuar ndikimit të krizës greke ai tha se nëse të gjitha masat zbatohen sipas planit, rimëkëmbja ekonomike ne shqiperi  do të jetë e mundur në dy vitet e ardhshme. Megjithatë sipas tij për të thithur investimet e huaja  duhet  një sistem taksash i qartë, një gjyqësor efiçent dhe të drejta te  qarta të pronësisë.

Tv Klan