Buxhuku: Masat më të ashpra se rreziku shëndetësor, po falimentojmë

Konfederata e Industrive të Shqipërisë i bën thirrje qeverisë që të lehtësojë masat e qarkullimit dhe të lejojë hapjen e bizneseve, përndryshe po rrezikohet seriozisht falimenti i kompanive që punojnë në sektorin e shërbimeve, transportit, hoteleritë dhe qendrave tregtare.

Në një intervistë me Skype, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria-s thotë se masat e ndërmarra nuk janë në raport me rrezikun real shëndetësor dhe shumë prapa praktikave që kanë ndjekur vende të tjera si si Austria, Hungaria, Zvicra dhe Gjermania.

Buxhuku thotë se bllokimi i ekonomisë rrezikon vendet e punës, mbylljen e bizneseve dhe rrit po ashtu edhe faturën financiare për buxhetin e shtetit, si nga mungesa e taksave, ashtu edhe për paketat sociale që financon.

Nëse mbyllja e qendrave tregtare do të vazhdojë më gjatë, 30% e bizneseve me 6 mijë të punësuar rrezikojnë falimentin.

Sipas Konfindustria-s sektorët që janë goditur më shumë nga kjo situatë në fushën e shërbimeve, tregtisë e transportit përbëjnë afërsisht 40% të produktit të brendshëm të vendit.

Tv Klan