Konfindustria: Zgjatim me dy orë fashat e orarit të lëvizjes

Konfindustria: Zgjatim me dy orë fashat e orarit të lëvizjes

21:27 22/03/2020

“Aktiviteti prodhues po përshtatet me masat, por kemi humbje”

Konfederata e Industrive Shqiptare e sheh si pozitive nismën e qeverisë për unifikimin e fashave të orareve të lëvizjes së qytetarëve, e cila ka përmirësuar dhe rregulluar punën në aktivietet prodhuese të vendit.

Pavarësisht kësaj, Konfindustria vlerëson se orari duhet të shtohet edhe me dy orë të tjera në mënyrë që të bëhet e mundur dhënia e shërbimeve për të gjithë qytetarët me sa më shumë cilësi dhe masa mbrojtëse për shëndetin e tyre, duke larguar radhët që krijohen.

Një tjetër kërkesë që vjen nga grupet e biznesit është edhe hartimi i rregullave të sigurisë së shëndetit në kushtet ku operohet sot sipas çdo kategorie.

Sipas Konfidustrisë, masat shtrënguese të epidemisë po shkaktojnë një faturë të rëndë financiare për biznesin e cila llogaritet të jetë më shumë se 30 milionë Euro transaksione të munguara në ditë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi