PD: Vendimi, provë e aleancës së Ramës me krimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vlerësuar se si Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ashtu dhe ai i Librazhdit, Kastriot Gurra nuk preken nga Ligji i Dekriminalizimit.

Për Malajn është hera e dytë që KQZ shprehet. Për çështjen e tij, i cili është dënuar në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje, ky institucion ka marrë vendim dhe një vit më parë, kur ai kandidoi për Kryebashkiak. Malaj e ka deklaruar këtë vendim të formës së prerë në formularin e Dekriminalizimit.

Me 5 vota pro, konstatimin se zoti Agron Malaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mat, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuara nga ligji 138″.

Ndërsa sa i takon Gurrës, përfaqësuesi i PS në KQZ solli një deklaratë, ku personi që pretendohet se e ka akuzuar në prokurori për falsifikim firme, shprehet se nuk ka dijeni për këtë padi.

“Vetë subjekti që është bërë kallëzimi ka çuar një deklaratë nuteriale, që nuk është ai personi kallëzues”.

Për vendimin e KQZ për Malajn ka reaguar PD që paralajmëron do e apelojë si të paligjshëm.

Partia Demoktatike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për shpërdorim detyre”.

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, PD ka ngritur akuza për 5 nga kryebashkiakët socialistë se preken nga Ligji i Dekriminalizimit. Për 2 prej tyre, të Shkodrës dhe Vorës, akuzat janë provuar dhe nga prokuroria dhe janë shkarkuar nga detyra.

Tv Klan