Kroacia ka konfirmuar rastin e parë të një djali të ri të prekur nga koronavirus.

Pacienti ndodhet në spital në Zagreb nën kujdesin e mjekëve dhe i izoluar, ka bërë me dije kryeministri Andrej Plenkoviç këtë të Martë.

“Pacienti ndodhet në klinikën e Zagrebit dhe është një person në moshë të re. Aktualisht ka simptoma të lehta. Ai është në izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkoviç në një konferencë për shtyp.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros tha se pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 Shkurti deri më 21 Shkurt. /tvklan.al