I sëmuri tha se nuk kishte ardhur nga shtete të tjera

Është konfirmuar një rast i variantit afrikan të COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

IKSHPK-ja ka thënë se po i hulumton kontaktet për të identifikuar raste të tjera për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut. Pacienti i konfirmuar me variantin afrikan të Covid-19 është duke u trajtuar në Klinikën Infektive këtu në Prishtinë.

Drejtori në detyrë i kësaj Klinike ka bërë të ditur se  pacientë është pranuar më 4 qershor në Klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa aktualisht gjendja e tij  është stabile.

Sipas tij, ky variant nuk dallon shumë me variantet e tjera dhe se klinikisht është trajtuar njëjte si rastet e tjera me COVID-19. Sadiku ka thënë se pacienti nuk ka hyrë në Kosovë nga jashtë dhe është nga Kosova.

Protokolli i trajtimit të pacientit, sipas Sadikut është i njëjtë sikurse edhe për format tjera të koronavirusit.

Tv Klan