Trent Alexander-Arnold konfirmoi këtë të Hënë se ky është sezoni i fundit me Liverpool.
Mbrojtësi i djathtë ka vendosur të largohet dhe nuk do të rinovojë kontratën me të kuqtë, e cila skadon më 30 Qershor.
Anglezi ka vendosur edhe skuadrën ku do të vazhdojë karrierën. Arnold prej kohësh ka arritur akordin për t’u transferuar te Real Madrid si lojtar i lirë.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano palët kanë marrëveshje mes tyre, për një kontratë 5-vjeçare, e cila do të firmoset menjëherë sapo të mbyllë aventurën te Liverpool.
26-vjeçari do të provojë aventurën e parë jashtë Anglisë, pasi ka qenë pjesë e Liverpool nga fëmijëria, duke kaluar nga akademia deri tek ekipi i parë.
/tvklan.al