Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Viktor Shoraj, duke i kaluar në favor të shtetit.

Konkretisht, janë konfirmuar një apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana; një tjetër apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sipërfaqe ndërtimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana; një dyqan me sipërfaqe ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana; një apartament me sipërfaqe 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro; një apartament me sipërfaqe 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro dhe një një ndërtesë me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

Viktor Shoraj është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e drejtësia italiane për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, vepra penale këto të parashikuara nga Kodi Penal Italian, të cilat, i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin italian.

/tvklan.al