Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti me vëllain e tij në Kamëz të Tiranës.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur M.Preka, i cili u qëllua me thikë nga vëllai i tij Valmir Preka 23 vjeç.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, pasi morën njoftim për konfliktin brenda familjes. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën. Materialet do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje dhe  “Dhunë në familje”. /

tvklan.al