Konflikt diplomatik Serbi – Kroaci

Konflikt diplomatik Serbi – Kroaci

21:55 10/09/2019

Shkak, përkujtimi e viktimave të Luftës së Dytë Botërore

Është vetëm një prej stërvitjeve ushtarako policore në Serbi. Presidenti serb, Alleksandër Vuçiç, duke sqaruar arsyen e armatimit ka thënë se edhe ushtritë tjera janë duke u armatosur. Shtypi ka ngritur çështje në të dyja palët nëse kaq ushtrime ushtarake nënkuptojnë ngritje tensionesh. Për ti ndihmuar kësaj për në Kroaci, për të kujtuar viktimat serbe të Luftës së Dytë Botërore, në një qendër memoriale ishin nisur kadetët e ushtrisë serbe. Policia kroate ua pa uniformat dhe i ktheu në mungesë dokumentacioni.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Ata fëmijë kanë ofruar që ti lënë uniformat pasi stacioni policor në Kroaci ka qenë i informuar. Por, më mirë të mos e komentoj. Një ditë do thonë se nuk ka patur viktima fare.

Por pretendimet e Serbisë për vizitën në qendrën memorial të Jasenovçit Kroacia i ka quajtur të pasakta dhe se vizita nuk ka qenë paralajmëruar. Pas kësaj nuk ka vonuar reagimi serb me notë proteste Zagrebit dhe reagimi kroat me notë proteste Beogradit, të dyja të refuzuara të pranohen nga ambasadorët.

Aleksandër Radiç, analist politiko ushtarak, thotë se këto janë incidente të inskenuara pa pasoja.

Aleksandër Radiç, analist politiko-ushtarak: Fushata në Kroaci është duke zgjatur për zgjedhje, kurse edhe Serbia është në përgatitke. Politikanët nga Beogradi dhe Zagrebi duan të bindin publikun që janë patriot, por kjo nuk ka asnjë efekt konkret pasi ushtria vetëm përdoret si mjet. Çdo konflikt dramatik në Ballkan do të matej me minuta pasi do të përfundonte me intervenim të fuqive të mëdha ushtarake.

Avion Mig dhe pajisje tjera sulmuese dhe mbrojtëse janë përmendur. Por, analisti thotë se edhe serbët edhe kroatët kanë ushtri me pajisje të dala mode. Rivitalizimi është normal, por historia e konflikteve politike Serbi-Kroaci është e thellë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT