Konflikt me armë në Berat

Posta

Konflikt me armë në Berat

20:21 19/10/2019

Pronarët e lavazhit qëllojnë qiraxhinjtë

Qiraja e pa paguar dyshohet se është bërë shkak që pronarët e një lavazhi të qëllojnë me armë në drejtim të qiraxhinjve. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit.

Sipas policisë, Vladimir Spahiu, pronar i lavazhit, i shoqëruar nga djali i tij, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të lavazhit, ku gjendeshin tre qiraxhinjtë. Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është prekur nga plumbat.

Autorët e kësaj ngjarje u kapën nga policia në rrugën nacionale Berat-Uznovë. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre policia gjeti edhe armën, tip pistoletë. 

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi