Një konflikt për motive të dobëta te “Rana e Hedhun” në Shëngjin ka çuar në plagosjen me armë zjarri të dy personave.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se bëhet fjalë për Albert Gjinajn 28 vjeç (banues në Tiranë) dhe Gentian Nikollin 30 vjeç (banues në Thumanë).

Mësohet se ata kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar mbi rastin./tvklan.al