Konflikt mes dy personave, qëllohet me armë

Foto ilustrim
Posta

Konflikt mes dy personave, qëllohet me armë

11:20 19/09/2019

Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë. 31-vjeçari me iniciale M.C. u konfliktua fizikisht me qytetarin me iniciale R.D. Gjatë sherrit për motive të dobëta, 31-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë në tokë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Uniformat blu u vunë menjëherë në ndjekje të tij. I dyshuari u kap në Tiranë në zonën e Alliasit. Ai ishte fshehur në banesën e vjehrrit të tij. 31-vjeçari i arrestuar akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT