Itali- Një debat mes dy shqiptarëve që jetojnë në Santa Maria a Monte (Pisa) ka bërë që situata të përshkallëzohet. Në kulmin e mosmarrëveshjeve, 44- vjeçari shqiptar ka marrë automjetin e tij tip “Hyundai”, dhe ka tentuar të hyjë në lokalin ku gjendej bashkatdhetari i tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.

Klientët e lokalit kanë njoftuar menjëherë karabinierët të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, raportojnë mediat italiane.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit si dhe shqiptari tjetër. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, dhe as identiteti i shqiptarëve. Dëshmitarët në vendngjarja kanë thënë se shqiptari që tentoi të hynte në lokal ka qenë i dehur.  Policia ka nisur hetimet për të mësuar rreth shkaqeve të sherrit mes tyre. 44-vjeçari rrezikon të akuzohet për tentativë vrasjeje. /tvklan.al