djali i vrareNjë konflikt mes disa të rinjsh ka sjellë si pasojë vdekjen e një 18-vjeçari në Malësinë e Madhe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Komunës Kastrat. Sipas korespodentit të televizionit Klan Simon Shkreli, 18 vjeçari Kristjan Kaçaj ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa i plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën është kushëriri, Mirash Kaçaj, 24 vjeç.

Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Marjan Lepuri, i cili pasi ka debatuar me dy të rinjtë ka zgjedhur që debatin ta zgjidhë përmes thikës të cilën e mbante me vete. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa forca të shumta policie po punojnë për zbardhjen e saj të plotë.

Kjo është vrasja e tretë me tre viktima në harkun kohor një mujor në Shkodër.

Tv Klan/Simon Shkreli