Konflikt mes të rinjve, qëllohet me armë 17-vjeçari

Posta

Konflikt mes të rinjve, qëllohet me armë 17-vjeçari

23:29 26/04/2019

Një adoleshent ka mbetur i plagosur me armë pas një konflikti mes disa të rinjve. Sipas informacioneve paraprake, është plagosur në këmbë 17-vjeçari me iniciale J.H. Ai ëshrë dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një 24-vjeçar me iniciale Z.Q. ka pësuar dëmtime si pasojë e goditjeve me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Fushë – Mëzezë në rrugën “Lisi” në Tiranë.

Grupi hetimor i policisë së kryeqytetit dyshon se autor i dushuar i kësaj ngjarje është një person me iniciale I.E., i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Shkaqet e konfliktit mes të rinjve janë të paqarta, teksa po punohet për zbardhjen e plotë.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”,   gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri  në këmbë   jashtë rrezikut për jetën shtetasi J.H, 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta  shtetasi Z.Q 24 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I.E ku po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi