Konflikt në familje, qëllohet me armë zjarri



Konflikt në familje, qëllohet me armë zjarri

14:24 05/01/2021

Një 45-vjeçar është arrestuar pas një konflikti në familje ku është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan rreth orës 14:00 në lagjen “Kongresi i Elbasanit”.

Sipas informacioneve policore, mësohet se 45-vjeçari Arjan R. qëlloi në ajër disa herë me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia u njoftua për ngjarjen përmes një telefonate në sallën operative. Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe pas kontrolleve bënë të mundur identifikimin e 45-vjeçarit që dyshohet se qëlloi me armë.

Ai u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al






Të ngjashme