Një sherr mes disa personave në Vlorë ka shkaktuar një të plagosur. Ai është 29-vjeçari me iniciale A.Xh., i cili u godit me sende të forta dhe u dërgua në Spitalin e Vlorës. I riu mori mjekimin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në orën 21:40. Policia thotë se ka identifikuar personin që goditi me sende të forta 29-vjeçarin.

Dyshohet gjithashtu se ai ka qëlluar një herë me armë në ajër dhe më pas u arratis. Aktualisht është shpallur në kërkim nga blutë e qytetit bregdetar.

Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al