Një person ka humbur jetën gjatë një konflikti me sende të forta që ka ndodhur në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Mësohet se viktima është Andrea Xhavara rreth 60 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, viktima u konfliktua me komshiun e tij.

Ky i fundit e goditi me sende të forta 60-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Andrea Xhavara u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Nga burime policore bëhet me dije se konflikti ndodhi për motive pronësie. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. /tvklan.al