Një konflikt për pronën mes dy kushërinjve, ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Valias në Tiranë në orën 10:30. Policia thotë se shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B. Fatmirësisht, ky i fundit ka shpëtuar dhe nuk është prekur nga plumbat.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e Komisariatit Nr.6, të cilat kapën dhe shoqëruan autorin e dyshuar.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.