Përplasja fizike në fushën e lojës mes Serbisë dhe Zvicrës tashmë është zhvendosur në dyert e FIFA-s. Sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, organi më i lartë i futbollit botëror ka nisur hetimet kundër Federatës Serbe të Futbollit.

Kjo pasi besohet se futbollistët serb kanë shkelur tre nene të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës.

Ndërkaq, sa i përket kapitenit Granit Xhaka dhe kombëtares Zviceriane, FIFA nuk ka nisur asnjë procedim penal.

Klan News