Konflikti Israel-Palestinë, Barak takohet me Simon Peres – (14 Janar 2001)



Konflikti Israel-Palestinë, Barak takohet me Simon Peres – (14 Janar 2001)

20:18 14/01/2001

Lajme Arkiva – Tv Klan 2001

Kryeministri izraelit Barak është takuar sot me ish-kryeministrin Simon Peres, pas takimit disa orësh që ky i fundit ka pasur në Gaza me Arafatin. Të dyja palët kanë deklaruar pas takimit se e vetmja gjë e përbashkët ka qenë dëshira për të vazhduar bisedimet për paqen. Por në Izrael, ultra nacionalistët, që përkrahin Ariel Sharonin kanë dalë në protesta përpara qeverisë Izraelite, duke akuzuar Barakun dhe Peres, si bashkëpunëtorë të armikut të tyre Arafat.

Ndërkohë në pikat e kontrollit në Gaza është rritur kontrolli ndaj palestinezëve nga ushtarët hebrenj. Gjithashtu me mijëra vetë morën pjesë sot në funeralin e një palestinezi të vrarë nga ushtarët izraelitë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme