Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një shpërthim ka acaruar dhe më tej situatën e luftës mes Izraelit dhe Palestinës. Ngjarja ka ndodhur sot në një territor izraelito-palestinez, në jug të Rripit të Gazës. Deri tani, bilanci i këtij shpërthimi është një ushtar hebre i varë dhe një tjetër i plagosur. Shpërthimi ka qenë vazhdim i ditës së sotme, e cila ka nisur që në mëngjes me incidente mes dy palëve, ndërsa diplomacia europiane, po vazhdon përpjekjet e saj.

Medlin Ollbrajt iu ka bërë thirrje të dyja palëve të lënë terrenin e nxehur nga plumbat dhe të ulen në tryezën e bisedimeve. Ajo dje ka bërë një telefonatë, me ministrin e Jashtëm izraelit dhe i ka shprehur këtij të fundit impenjimin e Arafatit për t’u ulur sërish në bisedime, por e prerë është përgjigjja kundërshtuese e ekstremistëve izraelitë të Ariel Sharonit, të cilët e shohin pa fryte një seri tjetër bisedimesh./tvklan.al

Gazetar – Mirela Milori