Izraeli ka goditur me raketa qytetin e Ebronit në Rripin e Gazës. Disa orë pas bombardimeve lideri palestinez Arafat vizitoi spitalin e Gazës dhe disa shtëpi të shkatërruara. Unë pyes pse ky agresivitet godet përsëri godet përsëri popullin tonë, civilët, qytetet dhe fshatrat tona, ka thënë Arafat. Goditja e menjëhershme nga Izraeli merret si kundërpërgjigje ndaj atentatit të djeshëm ndaj një autobusi shkolle ku vdiqën dy shoqëruesit dhe u plagosën 12 fëmijë izraelitë.

Ndërkohë një reagim i ashpër vjen nga Egjipti i cili e ka cilësuar të ashpër misionin hebre ndaj palestinezëve. Nga goditja e raketave izraelite ka më shumë se 40 të plagosur e ndërsa numri i të vdekurve tashmë ka mbërritur në 245. Duket se konflikti ka dalë nga frenat e politikës dhe ka marrë trajtën e një gjakmarrje mes izraelitëve dhe palestinezëve./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori