Një i ri ka mbetur i plagosur aksidentalisht të dielën në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, në Burrel.

Gjatë një konflikti të çastit mes E.C. dhe O.D, ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë duke plagosur aksidentalisht 20-vjeçari M.M.

I riu u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim të dy personat e përfshirë në konflikt dhe po punon për kapjen e tyre. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes./tvklan.al