Nga situata e krijuar në “Shihemi në Gjyq”, mes dy motrave, Fëllënxës e Mirjetës, nuk arrihet një dakordësi e përbashkët mes tyre. Për këtë rubrikë të emisionit të Tv Klan, “E Diela Shqiptare”, ato zbulojnë se përveç marrëveshjes së fshehtë të Mirjetës me vëllanë, Sadetin për pronën e Fëllënxës, ka edhe një problem tjetër.

Nipi i tyre, Roland Zoto, ka ndërtuar një objekt mbi pronën e Fëllënxës, që zë një hapësirë prej 400 metrash katrorë. Eni Çobani kërkon nga Rolandi të lëshojë hapësirën, ndërsa zonjave iu ofron një zgjidhje.

Eni Çobani: Ndaj motrës tuaj që e keni sjellë në seancë ndërmjetësimi çfarë kërkoni?

Fëllënxa: Po ç’të them? Unë i lashë gjithë ato gjëra, ajo ka gabimet njësoj si ata, që ajo nuk më është përgjigjur në telefon për të sqaruar.

Eni Çobani: Po, i kërkon ndonjë dëmshpërblim motrës?

Fëllënxa:  Dëmshpërblim kërkoj nga ata që më kanë dëmtuar.

Eni Çobani: Po nga motra çfarë kërkon?

Fëllënxa:  Ka bashkëpunuar.

Mirjeta: Po të betohem në Zot moj, që nuk kam bashkëpunuar me ata.

Fëllënxa:  Ajo del në anën e tyre dhe i mbron.

Eni Çobani: Zonja Jeta, ju a jeni dakord ta ndiqni këtë procedurë deri në fund? Se jeni edhe ju bashkëpronare këtu, nuk është vetëm zonja, pronare jeni edhe ju. Dëshironi apo keni bërë ndonjë gjë me nipin?

Mirjeta: Betohem në Zot jo.

Eni Çobani: Ke firmosur ndonjë letër?

Mirjeta: Nëse më kanë vjedhur ndonjë firmë, nuk e di. Po të ishte me dëshirën time, nuk e kërkoja.

Eni Çobani: Ne do ta vazhdojmë ta kërkojmë pronën e zonjës 2700 metra katrorë pranë Gjykatës në Lushnje deri në fund se si është e vërteta se si është zënë pjesa në të cilën është në pronë të zonjave./tvklan.al