Konflikti në Gaza, Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet



Konflikti në Gaza, Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

13:00 16/05/2021

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar sot për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Në një postim në mediat sociale, ministria e drejtuar nga Donika Gërvalla shkruan se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e Hamasit.

Në reagimet shtohet më tej mbi Izrael janë lëshuar mbi 2000 raketa që kanë pasur si destinacion civilët. Por në fund kërkojnë një zgjidhje përmes paqes dhe se ndiejnë keqardhje për të gjitha viktimat.

https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1393866125436456962

Si çdo shtet Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, shkruhet në reagimin e ministrisë.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës në javën e fundit është përshkallëzuar dhe palët janë shprehur se do të vijojnë deri në fund dhe nuk do të ketë paqe./tvklan.al










Të ngjashme