Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa që po bën Palestina. Kjo deklaratë e Netanyahu vjen kur konflikti mes dy vendeve është përshkallëzuar dhe numri i viktimave ka shkuar mbi 150.

Izraeli dhe në orët e fundit ka vijuar sulmet në gaza dhe mësohet se kanë humbur jetën dhe 3 persona të tjerë. Nga ana tjetër dhe militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt Tel Aviv, duke bërë që qindra qytetarë të largoheshin nga banesat e tyre.

Konflikti në Gaza vetëm sa vjen e përshkallëzohet, por palët janë shprehur se do të vijojnë luftën deri në fund. Nga ana tjetër komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën.

Ndërkohë pritet që sot në mbrëmje të zhvillohet një takim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të diskutohet pë situatën në Gaza./tvklan.al