Konflikti në Lindjen e Mesme, lufta Izrael-Palestinë – (18 Tetor 2000)



Konflikti në Lindjen e Mesme, lufta Izrael-Palestinë – (18 Tetor 2000)

09:42 18/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo është situata e sotme në Palestinë. Dje të gjithë shpresuan në një ndalim të dhunës së luftimeve nisur nga akordi i armëpushimit, mes Izraelit dhe Palestinës, por pamjet e sotme flasin se diplomacia është larg terrenit. Natën e sotme janë zhvilluar luftime në Çisjordani dhe Gaza. Tensionet më të larta janë shënuar në periferi të Betlehemit.

Milicia palestineze, besnike e Arafatit, sot e ka shpallur ditën e zemërimit. Nisur nga dhuna e ditëve të fundit, që hebrenjtë kanë ushtruar ndaj tyre. Gjithashtu izraelitët akuzohen se nuk kanë lëvizur bllokimin në zonën e Çisjordanisë, vendosur që në ditët e para të konfliktit.

Lideri i Hamasit ka deklaruar, se izraelitët nuk duan të ndalojnë dhunën. Ndërsa pala izraelitë nga ana e saj akuzon se presidenti palestinez Arafat, ende nuk i ka urdhëruar forcat e tij, që të ndalojë luftimet./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme