Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pas dhunës së ushtruar nga kushëriri i tij.

Sipas policisë, i plagosuri është 50-vjeçari me inicialet G.F, banues në fshatin Beragozhdë,  i cili u godit me sende të forta në kokë nga kushëriri, B.F 35 vjeç.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ky i fundit e ka goditur me sende të forta pas një konflikti për motive të dobëta.

G.F u dërgua fillimisht në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave./tvklan.al