Biznesmenët Albert Allmuça e Sino llanaj, “kyçen” në shtëpi

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 5 personat e arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Togat e zeza caktuan masën e arrestit shtëpiak për biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj. Ndërsa për tre rojet e objekteve që janë në ndërtim, Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani.

Gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë dhe la të plagosur një kalimtar dhe biznesmenin Sino Llanaj.

Tv Klan