Ndërhyrja në kohë e efektivëve të policisë së Shijakut ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale gjatë mesditës në fshatin Ishëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se një konflikt për pronat mes dy kushërinjve, F.Molla 42 – vjeç dhe Bardhyl Molla, 39 – vjeç, ka bërë që ky i fundit të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë në ajër.

Efektivët e policisë, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, bënë të mundur arrestimin e 39 – vjeçarit, Bardhyl Molla, banues në fshatin Likmetaj, një emigrant i kthyer pak ditë më parë nga Italia.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekruestroi në cilësinë e provave materiale, armën e krimit, automatik model 56, një armë gjahu dhe dy gëzhoja.

Nga kjo ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të saj. /tvklan.al