Një konflikt pronësie mund të përfundonte me vrasje nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë.

Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar 30-vjeçarin Besmir Caka, i cili kanosi me armë gjahu një familje.

Sqarohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kthjellë e Epërme në Mirditë, ku Caka ka kanosur me armë gjahu 4 anëtarët e një familje me të cilët kishte një konflikt për pronën.

Caka është arrestuar dhe në banesë i është gjetur një armë gjahu, e cila ishte pa leje./tvklan.al