Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar këtë të premte lidhur me konfliktin në detin Egje, mes Greqisë dhe Turqisë.

Në një deklaratë Pompeo është shprehur i qartë se palët duhet të lënë kërcënimet e tyre dhe të ulen në dialog. Reagimet diplomati amerikan i ka bërë  para nisjes së vizitës së tij në Qipro.

Gjërat që po ndodhin në Mesdheun Lindor janë të rëndësishme dhe unë dua të kem mundësinë të flas me udhëheqësit atje. Presidenti Trump është shumë i qartë dhe ka kërkuar Erdogan  Mitsotakis se  mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe paqësore. Kjo është një çështje në të cilën ne jemi shumë të fokusuar. Gjermanët kanë bërë një punë të mirë me diplomacinë e tyre tii bindin ata të fillojnë bisedimet. Shpresojmë që të ketë bisedime të vërteta dhe shpresojmë që anijet luftarake atje të tërhiqen në mënyrë që bisedimet të mund të zhvillohen”, u shpreh Pompeo.

Por nga ana tjetër Turqia dhe Greqia kanë vijuar me një retorikë të fortë, duke kërcënuar njëra-tjetrën për luftë dhe kanë dërguar në kufi anije luftarake./tvklan.al